Reali prezanton Alaba, Perez i dorëzon numrin e legjendës spanjolle

David Alaba është prezantuar sot si lojtar i ri i Real Madridit, ndërsa ka zgjedhur edhe numrin në fanellën që do të mbajë.

Mbrojtësi austriak kishte arritur marrëveshje muajin e kaluar, pasi vendosi të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munich pas 10 viteve karrierë.

Megjithatë, prezantimi i Alabas ka ardhur vetëm sot, pasi lojtari ishte i përfshirë në Euro 2020 me Austrinë.

E veçanta e prezantimit të Alabas te Real Madridi është fanella që ai do ta mbajë veshur.

Numri 4 është numri i ri i austriakut, dhe kjo vjen vetëm disa ditë pas largimit të kapitenit Sergio Ramos, i cili u transferua te Paris Saint-Germain.

Ndryshe, Alaba ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin mbretëror.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.