Real Madrid i pandalshëm, dëmtimi i Karim Benzema i prish festën

Real Madrid ka fituar një tjetër betejë të vështirë, ndaj Real Sociedad në transfertë. Madrilenët e kanë ccuar në tetë pikë diferencën me Sevilla të vendit të dytë, pasi sot ndaj baskëve fituan me rezultati 2-0.

Festa u prish disi në minutën e 17-të, pasi Karim Benzema ka ndjerë një shqetësim në këmbë dhe la fushën e blertë. Mediat në Spanjë raportojnë se francezi rrezikon të mungojë kundër Interit dhe Atletico Madrid.

Sonte Reali fitoi edhe pa të në fushë dhe si zakonisht shënoi ylli brazilian, Vinicius Junior. Sulmuesi e zhbllokoi ndeshjen në fillim të pjesës së dytë, kurse llogaritë i mbylli serbi Luka Jovic.

Ai u aktivizua në vend të Karim Benzema dhe dha një sinjal të mirë për trajnern Carlo Ancelotti, i cili mund ta llogarisë atë për duelin e mesjavës në Champions League nga kampionëve të Italisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.