PSG nuk di të ndalet në merkato, L’Equipe i zbulon goditjen “big”

PSG nuk ka ndërmend të ndalet. Lionel Messi ishte goditja më e madhe e kësaj vere, por francezët duan edhe një tjetër lëvizje të bujshme.

L’Equipe shkruan se Paul Pogba është një objektiv i PSG, por me Manchester United që nuk dëshiron ta shesë, do të duhet të mendojnë për një tjetër mesfushor qendre. Eduardo Camavinga është gjithashtu në skadencë kontrate dhe Rennes do të duhet ta shesë këtë verë, ndryshe e humbet me parametra zero.

Kjo ka pas gjasa të ndodhë, pasi klubi francez do shqyrtojë ofertat. PSG do të duhet të bëjë ofertën dhe Rennes më pas të vendosë. Sigurisht ëndrrat për 100 milion euro kanë përfunduar që vjet.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.