PSG – Club Brugge, Messi starton nga minuta e parë me Neymar dhe Mbappe

Paris Saint-Germaini është mysafir i Club Brugge në ndeshjen e xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sfida që zhvillohet në Jan Breydel Stadion është e vlefshme për Grupin A, ndërsa skuadra franceze është favorite për pikë të plota.

Trajneri i ekipit vendas, Philippe Clement, do të përpiqet që t’ia prishë planet homologut të tij te skuadra mysafire, Mauricio Pochettino.

Nga minuta e parë luan Lionel Messi, së bashku me Kylian Mbappe dhe Neymar.

Formacioni startues i Club Brugge: Mignolet, Balanta, Hendry, Nsoki, Mata, Vormer, Vanaken, Sobol, Lang, De Ketelaere, Sowah.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo, Ander Herrera, Paredes, Wijnaldum, Messi, Mbappe, Neymar.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.