Prisnin të shpallej De Bruyne lojtari i ndeshjes, kupën e rrëmben Lukaku

Belgjika ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Danimarkës në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të “Euro 2020”.

Sulmuesi Romelu Lukaku befasisht ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes Danimarkë – Belgjikë.

Belgu zhvilloi ndeshje të plotë edhe pse shoku i skuadrës Kevin de Bruyne ishte në top formë duke shënuar një gol dhe dhuruar një asistim. Por pavarësisht kësaj, UEFA çmimin e lojtarit të ndeshjes e ka dhuruar te Lukaku.

“Romelu Lukaku u njoh për paraqitjen sensacionale në pjesën e dytë”, shkroi UEFA në Twitter.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.