Presidenti i Parlamentit Evropian mbron Hysajn nga ultrasit e Lazios

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, ka mbështetur futbollistin shqiptar Elseid Hysajn, i cili u sulmua nga ultrasit fashistë të Lazios, pasi këndoi këngën “Bella Ciao”.

Ata e etiketuan Hysajn si një “krimb” dhe Sasoli në reagimin e tij në faqen zyrtare e cilëson banderolën e ultrasve “të turpshme”.

Ai shkruan, ndër të tjera, se këto shenja intolerance nuk duhet të kenë vend në botën e sportit apo diku tjetër.

Për më tepër, politikani italian kujton se vetëm pak ditë më parë Italia fitoi ‘Euro 2020″ dhe është për të ardhur keq, thotë ai, që atmosfera festive prishet nga shfaqje të tilla.

“Solidariteti im me futbollistin shqiptar të Lazios, Elseid Hysaj, i sulmuar nga ultrasit fanatikë, i quajtur ‘krimb’ në një banderolë të turpshme vetëm pse këndoi ‘Bella Ciao’ gjatë prezantimit në ekipin e ri. Kohët e fundit jemi mburrur me triumfin e bukur italian në Evropian, ndaj është për të ardhur keq që ta prishim këtë atmosferë festive me shfaqje të intolerancës, që nuk duhet të kenë kurrë shtetësi në botën e sportit ose diku tjetër”, shkruan Sasoli.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.