Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës: Do të shkojmë në Spanjë me himnin dhe flamurin tonë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë të dhënë për “RTK” ka dhënë lajmin e madh për futbollin kosovar. Ai deklaroi se Superliga e Kosovës nga viti i ardhshëm do të mundohet që jetë përdoruese e sistemit VAR.
Gjithashtu ai deklaroi se ndaj Spanjës do të shkojë me himnin dhe flamurin e Kosovës.
“Ne do t’i presim të gjitha shtetet me himnin dhe flamurin e tyre, dhe nëse ata nuk e kanë këtë dëshirë, ne do të provojmë në bazë të rregullave të FIFA-së. Spanja nuk ka arsye që të mos vijë te ne, dhe ne sigurisht do të shkojmë në Spanjë me himnin dhe flamurin tonë. Spanja e ka të qartë, por edhe UEFA se ne nuk luajmë pa simbolet dhe himnin tonë. Besoj se nuk do të ketë probleme rreth kësaj çështjeje”, përfundoi Agim Ademi.
Sorry, the comment form is closed at this time.