Presidenti Duka: Grup shumë i vështirë, do të ishte bukur një fitore në Wembly

Presidenti i Federates Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se grupi ku përfshihet edhe Shqipëria për eliminatoret e kampionantit Botëror, Katar 2022, është shumë i vështirë.

“Grupi I i Botërorit, është një grup i vështirë.
Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare.
Do të ishte e bukur një fitore në “Wembly”. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin.
Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon.
Objektivi real është vendi i tretë. Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojme play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024″.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.