Pozicionet jashtë loje/ Ish-trajneri zbulon vendimin e FIFA-s

FIFA ka bërë me dije se ndeshjet për Botërorin ‘Katar 2022’ do të bëhen ndryshime të rëndësishme.

Ish-trajneri i njohur francez, Arsene Wenger ka thënë se pozicionet jashtë loje do të ‘automatizohen’, pra do të merren vendime më të shpejta për sa i përket kësaj çështjeje, duke e përshpejtuar lojën.

Shefi i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit, Wenger ka thënë për ‘The Mirror’ se kjo gjë do i hiqte VAR-it akuzat për ngadalësim të ndeshjes.

71-vjeçari theksoi se një përmirësim i tillë në futboll do të vijë përpara zhvillimit të ndeshjeve të Botërorit në Katar.

“Ne duhet të vazhdojmë të përparojmë në shpejtësinë e vendimmarrjes, veçanërisht në aspektin jashtë loje. Në Kupën e Botës më 2022, ne do të jemi shumë më mirë në gjendje të marrim vendime shumë të shpejta për pozitat jashtë loje. Dhe kjo do ta ndalojë lojën më pak sepse kjo është ajo me të cilën mund të fajësohet VAR-i. Ka një ngritje të vërtetë emocionale, por pas kësaj ju duhet të dini nëse doni vendime të drejta apo jo. Ekziston një shans i mirë që pozita jashtë loje të automatizohet në Kupën e Botës 2022. Unë jam i detyruar të ruaj sekretin, por ky do të jetë zhvillimi tjetër i madh në gjykim”, tha ish-tekniku i Arsenal.

Pozicioni jashtë loje elektronik do të ishte hapi tjetër i madh pas futjes së teknologjisë VAR në botën e futbollit, megjithatë fjala e fundit i përket gjithmonë IFAB, e cila zakonisht mblidhet në mars.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.