Portugalia ia del edhe pa Ronaldon, mposht thellë Azerbajxhanin

Portugalia hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt sigurimit të kalimit direkt në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, pasi triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Azerbajxhanit në Baku.

Pa Cristiano Ronaldon e pezulluar, luzitanët e zhbllokuan sfidën në minutën e 26’ me anë të fantazistit të Manchester City-t, Bernardo Silva, ndërsa 5 minuta më vonë ishte sulmuesi Andre Silva që dyfishoi shifrat.

Edhe pjesa e dytë foli për portugezët, që në minutën e 75-të gjetën edhe golin e tretë, këtë herë më sulmuesin e Liverpoolit, Diogo Jota, i cili shfrytëzoi në mënyrë perfekte një asist të Joao Cancelos, për të dërguar sferën në rrjetë.

Nga ana tjetër, Azerbajxhani i drejtuar nga Giani De Biasi, bëri shumë pak në fushë dhe vetëm në minutat e fundit kërcënoi në dy momente portën e luzitanëve, por pa ia dalë të shënojë as golin e nderit.

Me këtë fitore Portugalia ngjitet në krye me 13 pikë në 5 ndeshje, 3 më shumë se Serbia e vendit të dytë, që sonte do të përballet me Irlandën në transfertë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.