Portugali-Gjermani, shpallet futbollisti i ndeshjes

Gjermania ka fituar ndaj Portugalisë 4-2.

Golat për Portugalinë i realizuan Cristiano Ronaldo në minutën e 15-të dhe Diogo Jota në të 67-n.

Për gjermanët realizuan autogol në minutën e 35-të Ruben Dias, në të 39-n autogol tjetër nga Raphael Guerreiro, në 51′ Kai Havertz dhe 8 minuta më pas Robin Gosens, për rezultatin final 4-2.

Pas ndeshjes, UEFA ka zgjedhur lojtarin më të mirë të ndeshjes. Robin Gosens ishte fantastik në këtë ndeshje me lojën e tij në mesfushë, dhe ishte shënues i golit të katërt të Gjermanisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.