Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha shtrohet në spital me COVID-19
Gardiani i SPAL-it dhe kombëtares shqiptare është infektuar nga koronavirusi, ndërsa klubi italian raporton se 31-vjeçari është dërguar në klinikën e Konas.
Në njoftimin e klubit të Serisë B, nuk thuhet se cila është gjendja e gardianit.
Pas ndeshjes me Bjellorusinë, Berisha nuk ka luajtur me SPAL-in në 3 ndeshjet e fundit. Ai rezultoi pozitiv me ‘COVID’ prej datës 27 nëntor.
Sorry, the comment form is closed at this time.