‘Play-Off’/ Shorti i pamëshirshëm, Italia ose Portugalia jashtë Botërorit

Në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti i fazës së “Play-Off”-it të Botërorit “Katar 2022” për zonën e Europës.

Italia dhe Portugalia kanë rënë në të njëjtin grup, që do të thotë se njëra mes tyre do të mbetet jashtë Botërorit.

“Të kaltrit” do të sfidojnë Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale dhe më pas në finale do të përballen me fituesen e çiftit Portugali-Turqi, për të marrë një biletë për në Katar.

Plot 12 skuadra europiane do të marrin pjesë në fazën Play Off dhe vetëm 4 prej tyre do të sigurojnë një biletë për në Katar 2022.

Sistemi i Play Off-it organizohet në 3 grupe me 4 skuadra, të cilat përballen dy e nga dy në gjysmëfinale dhe fitueset sfidohen në finale për një biletë.

Gjysmëfinalet e Play Off-it të Katar 2022 do të luhen më 24 mars, ndërsa 5 ditë më vonë, do të luhen finalet, ku edhe do të përcaktohen tre skuadrat e fundit që do të garojnë në Botërorin e ardhshëm.

Grupi A

Skoci-Ukrainë

Uells-Austri

Finale: Fitueset

Grupi B

Rusi-Poloni

Suedi-Republika Çeke

Finale: Fitueset

Grupi C

Itali-Maqedoni e Veriut

Portugali-Turqi

Finale: Fitueset

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.