Pioli: Historia e Messias është e bukur, e drejtë që të festoja me djemtë në fund

Fitoja e Milanit kundër Atletico Madrid në Champions League me gol të shënuar në 3 minutat e fundit të ndeshjes nga Messias ishte e jashtëzakonshme.

Kjo fitore mban gjallë shpresat e Milan për një kualifikim të mundshëm në Champions League.

Pas kësaj fitoreje i lumtur është shprehur edhe trajneri Stefano Pioli, i cili ka përgëzuar skuadrën për paraqitjen e bërë në këtë ndeshje, si dhe ka vlerësuar Junior Messias si një lojtar të shkëlqyer.

“Djemtë bënë një paraqitje shumë të mirë, treguan personalitet dhe kurajo. Ishte një ndeshje e vështirë, por e fituar me meritë, për intensitetin që bëmë dhe mentalitetin që treguam në fushën e lojës. Ishte e drejtë që të festoja me djemtë në fund.

Historia e tij është shumë e bukur dhe besoj se është vetëm në fillim. Është një lojtar me shumë cilësi, ka patur disa vështirësi në fillim, por ky gol do ti japë besim dhe ai mund të na japë një dorë në arritjen e objektivave.

Vështirësitë e këtij grupi ishin të qarta, por shpresoja që të vinin tek ndeshja e fundit me 4 pikë më shumë.

Na ka munguar diçka për shkak të situatave të pafavorshme, por në këtë moment ajo që ka rëndësi është paraqitja e skuadrës, përballë një kundërshtari shumë të fortë, në një fushë shumë të vështirë”, ka deklaruar Pioli.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.