PËRPLASJET/ Melos largohet nga “Partizani”. Pritet vendimi i të “kuqve”
William Cordeiro Melos do të largohet nga skuadra e “Partizanit”, pas përplasjes që futbollisti brazilian i të kuqve ka patur me trajnerin Ilir Daja, pas ndeshjes përballë Bylisit, ku të kuqtë barazuan me rezultatin 0-0.
Trajneri Daja ka deklaruar se emri nuk ka rëndësi, kur futbollisti nuk jep gjë në fushë. Kaq ka mjaftuar që Melos të shfaqë menjëherë mërzitjen e tij, duke deklaruar largimin para kohe, gjithmonë nëse drejtuesit e klubit e lejojnë, pasi është nën kontratë deri në verë me “Partizanin”.
“Sa për Melos, po ju them një fakt. Nëse ne kemi një humbje me Kastriotin, një humbje me Vllazninë, një penallti me Teutën, janë të 3 ndeshje ku Melos futet 20-25 minuta dhe në vend që të ruajmë balancat, ne ç’rreshtohemi. Askush nuk e ka vendin të sigurt në formacion. Më mirë të luajë një lojtar i ri, se sa një lojtar që ndoshta emrin ka dhe në fushë nuk jep asgjë“,- deklaroi pas ndeshjes ndaj ballshiotëve trajneri Daja.
Futbollisti ka reaguar menjëherë, duke deklaruar se ishte bukur për aq sa zgjati. “Ishte bukur për aq sa zgjati. Për mua është mjaftueshëm”, shkruan braziliani.
Tanimë pritet vendimi drejtuesve të “Partizanit” se si do të reagojnë pas kësaj deklarate të futbollistit.
Sorry, the comment form is closed at this time.