Pas 19 vitesh, Real Madrid ndryshon sponsorizimin

“Audi”, një nga sponsorët kryesorë të Real Madrid që nga viti 2003, nuk do të jetë më i lidhur me klubin ‘los blancos’, që nga 1 korriku. 

Kontrata skadon më 30 qershor dhe të dyja palët kanë vendosur të mos e rinovojnë, pasi nuk arritën një marrëveshje ekonomike në negociatat mes drejtuesve madrilenë dhe të markës gjermane, në fund të vitit të kaluar. 

Klubi ‘los blancos’, me ‘Bernabeun’ e ri në horizont, do të rrisë akoma më shumë arkën e tij dhe “Audi” gjithashtu planifikon të reduktojë praninë e tij në ekipet e futbollit për t’u fokusuar kryesisht te Bayern Munich. 

Kështu, 19 vite më vonë, “Audi”, që ishte në nivelin e dytë të marrëveshjeve tregtare të Madridit, nuk do të jetë më sponsor i kampiones së Spanjës dhe Evropës.

Por fakti që “Audi” largohet nuk do të thotë se ‘los blancos’ do të kenë një sponsor më pak. 

Siç mësohet nga ‘MARCA’, klubi madrilen ka gjetur tashmë një zëvendësues dhe ka arritur marrëveshje me BMW, e cila bëhet një nga sponsorët kryesorë të klubit dhe do të jetë përgjegjëse për furnizimin e makinave për lojtarët e ekipit të parë. Ideja e Madridit është të shpallë sponsorin e ri javën e ardhshme.

Pas 19 vitesh, Real Madridi ndryshon sponsorizimin nga Audi... te BMW!

Ai është gjithashtu një sponsor premium i Milanit dhe i ka furnizuar me makina futbollistët e skuadrës italiane që nga viti i kaluar, kur marka gjermane vendosi të hyjë në botën e futbollit, siç bëri “Audi” në fillim të këtij shekulli. 

Tashmë, me marrëveshjen me Real Madridin, bëhet një hap tjetër përpara, pasi do të ketë një hapësirë të spikatur në klubin e 14 kupave të Evropës dhe në ‘Santiago Bernabeun’ e ri.

Real Madrid do të vazhdojë të rrisë të ardhurat e tij, të cilat do të shumëfishohen në mënyrë eksponenciale me stadiumin e ri, që do të jetë gati në qershor 2023.

Parashikimi i klubit është që xhiroja të rritet me rreth 300 milionë euro, kryesisht për shkak të shfrytëzimi i stadiumit gjatë 365 ditëve të vitit. Dhe brenda stadiumit të ri, ideja është që BMW të ketë një rol të spikatur.

Pas 19 vitesh, Real Madridi ndryshon sponsorizimin nga Audi... te BMW!
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.