Pas 104 vitesh, shiriti i kapitenit të Realit jo tek spanjollët

Sergio Ramos u largua pas 16 viteve nga Real Madrid, që duhet të zgjedhë kapitenin e ri të ekipit. Për momentin vetëm tre lojtarë spanjollë janë në dispozicion të Carlo Ancelottit: Nacho, Lucas Vasquez dhe Marco Asensio.

Asnjëri prej tyre nuk do të zgjidhet kapiteni i ri. Marcelo është lojtari më jetëgjatë në skuadër (prej vitit 2007) dhe do të jetë lideri i rekordmenëve të Champions League. Në momentin që mbrojtësi brazilin nuk luan, shiriti do t’i kalojë Karim Benzema.

Një gjë e tillë nuk ndodhte prej plot 104 vitesh. Gjatë gjithë kësaj kohe, kapiteni i Real Madrid ka qenë spanjoll, rregull që do të ndryshojë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.