Para ndeshjes me Hungarinë, Reja: Të rikuperojmë humbjen në Poloni

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Hungarinë. Së pari, ai foli për humbjen në Poloni, duke e quajtur rezultat të padrejtë.

”Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patën në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë.

Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit. Sa i përket Polonisë pas golit të tretë gjërat u komplikuan, një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se s’bën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.