Paqe në “Stamford Bridge”: Chelsea dhe United ndajnë pikët

Chelsea dhe Manchester United kanë ndarë pikët në ndeshjen e cila u zhvillua “Stamford Bridge” për javën e 14-të të Premier League.

Ndeshje me surpriza në formacionet e të dyja skuadrave, pasi Ronaldo e Lukaku e nisën ndeshjen nga stoli.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, pasi skuadrat u kujdesën për të bërë lojën më së shumti në mesfushë, duke krijuar raste sporadike.

Në pjesën e dytë Manchester United zhbllokon rezultatin në minutën e 50 me Jadon Sancho, i cili shfrytëzon mirë një gafë të Jorginhos.

Në minutën e 69, Wan Bissaka bën një ndërhyrje naive ndaj Thiago Silvas brenda duke shkaktuar panallti e cila kthehet në gol nga kapiteni Jorginho.

Rezultatu 1-1 do të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes kryesore të kësaj në Premier League. Chelsea me 30 pikë vazhdon të mbetet në krye të klasifikimit, por tanimë vetëm një pikë larg City ndjekës, ndërsa Manchester United ngjitet në vendin e 8 me 18 pikë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.