Panik për skuadrën e Premier Ligës, stadiumi përfshihet në flakë

Stadiumi i skuadrës së Volvesit “Molineux” ka marrë flakë mëngjesin e sotëm.

Impianti i skuadrës së Premier Ligës mori flakë në orët e para të mëngjesit ku në pamje duket tymi i madh i shkaktuar nga zjarri në tribunë.

Shërbimet e urgjencës janë larguar nga vendngjarja, ndonëse shkalla e dëmit mbetet për t’u parë.

Volvesi fitoi pasditen e djeshme ndaj Brentfordit në transfertë me rezultatin 1-2.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.