Optimizëm te Teuta para finales: E mposhtim Vllazninë

Superliga shqiptare e basketbollist ka hyrë në fazën më të nxehtë. Të shtunën në mbrëmje fillon seria e finaleve me Teutën që pret në shtëpi Vllazninë.

Trajneri i kampionëve në fuqi, Melzin Lazimi, analizoi skuadrën e tij në prag të këtij takimi dhe foli për pritshmërit duke thënë se synimi i tij është ta ngrejë kupën në finalen e tretë.

“Grupi është i plotë dhe atmosfera shumë e mirë. Kemi punuar shumë. Skuadra ka moralin e duhur, besimin e plotë dhe jemi gati për fillimin e finales. Besoj se do të shohim një Teutë që do të luftojë dhe do ti kënaqë tifozët në Pallatin e Sportit.”

Në sinkron me trajnerin ishte edhe kapiteni Kristi Gorea, i cili fitoi tifozët ti mbështesin në këtë ditë të veçantë.

“Finalet janë të vështira por ekipi ka punuar me rigorizitet. Të gjithë mezi presin ditën e shtunë.”

Finalja e parë mes Teutës dhe Vllazninë do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19.00 në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, në Durrës. Hyrja për tifozët do të jetë falas.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.