Ofendoi lojtarin shqiptar/ UEFA merr vendim, pezullohet Arnautovic

EFA ka marrë vendim për lojtarin austriak Marko Arnautovic, i cili ofendoi rëndë lojtarin me origjinë shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Të nesërmen erdhi një falje nga sulmuesi, i cili deklaroi se nuk ishte racist. Falje që dukshëm nuk ishte e mjaftueshme për Federatën e Maqedonisë së Veriut, e cila kërkoi një dënim shembullor. UEFA, pasi hapi një hetim, ka vendosur të dënojë Arnautovicin vetëm me një ndeshje, pra do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Holandës.

Pamjet televizive treguan se shoku i tij i ekipit David Alaba po përpiqej ta ndalojë të flasë, teksa lojtarët austriakë festojnë golin. “Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: Unë nuk jam racist. Nëse dikush është ofenduar, kërkoj falje” tha Arnautoviç pas ndeshjes, por kjo për UEFA-n është e pavlerë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.