Nuk transmetohet ndeshja Borci – Besa Famgas, arsyeja

Ndeshja mes Borcit nga Banjalluka dhe kampionit të Kosovës, Besa Famgas nga Peja, nuk do të transmetohet në televizion e këtij vendi. 

Klubi nga Republika Srpska që garon në Kampionatin e Bonjës dhe të Hercegovinës, ka dhënë arsyetimin e çuditshëm pse nuk mund të transmetohet ndeshja në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së EHF-it në hendboll (meshkujt).

“Për shkak të arsyeve teknike nuk do të mund të transmetojmë direkt në TV ndeshjen e nesërme. 

Te gjithë qe duan te ndjekin ndeshjen duhet te nxitojnë në një nga pikat e shitjes (SD Borik dhe Trg Krajine), sepse biletat po zvogëlohen dhe numri i vendeve është i kufizuar”, shkruan në faqen e klubit,
Ndeshja luhet nesër në orën 18.00.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.