S’kishte ndodhur kurrë në Champions. Barcelona shënon rekordin e hidhur

Një nga statistikat që tregon më mirë epërsinë e Bayern ndaj Barcelona mbrëmjen e djeshme, ishte ajo e goditjeve në portë.

Barça e mbylli ndeshjen pa goditur në portë, gjë që ndodh për herë të parë në Champions League, në historinë e klubit.

Katalanasit, në humbjen 3-0 në ‘Camp Nou” ndaj kampionëve të Gjermanisë, goditën 5 herë jashtë porte, në krahasim me 17 goditjet e Bayern, 7 prej të cilave ishin në portë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.