“Nuk kam kohë të shikoj Barçën”, Kroos: Preferoj të kem topin gjithmonë

‘Los Blancos’ do të përballen me rivalët e tyre të përjetshëm të mërkurën. Kroos luajti një rol të rëndësishëm herën e fundit që Madridi fitoi Superkupën, në vitin 2020 dhe ai mezi pret mundësinë për të ngritur trofeun për herë të tretë.

“Nuk kam parë shumë ndeshje të Barcelonës kohët e fundit, kam gjëra të tjera për të bërë dhe për të parë ndeshjet tona”, tha Kroos në konferencën e tij për shtyp kur u pyet për ndryshimin në ekipin e Xavi-t me atë të Ronald Koeman.

“Por unë i njoh mirë, ata kanë disa dyshime, por në përgjithësi kanë shumë lojtarë me cilësi të lartë. Nuk mund të them se çfarë ka ndryshuar nën drejtimin e Xavi.

”Gjermani foli gjithashtu për stilet e lojës dhe pranoi se ai favorizon një lojë të bazuar në zotërimin e topit.

“Ata që më njohin mirë e dinë që unë gjithmonë dua ta kem topin, por çelësi për një ekip të mirë është përshtatja me nevoja të ndryshme”, tha Kroos.

“Nëse keni ritëm lart, duhet ta shfrytëzoni atë maksimalisht. Mund të jetë një mënyrë për të kontrolluar, por unë gjithmonë preferoj ta kem topin. Unë do të isha i lumtur me 90 përqind të posedimit të topit dhe një fitore 1-0. Duhet të kërkosh boshllëqet, por posedimi i topit nuk është i mjaftueshëm.”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.