Nuk ka qetësi për Pirlon, kapiteni i Juventus dëmtohet para ndeshjes me Dynamo Kiyv
Juventusi kreu sot stërvitjen e fundit para sfidës së nesërme ndaj Dynamo Kiyv. Në seancën e sotme Pirlo është ndeshur me një lajm aspak të mirë.
Kapiteni Giorgio Chiellini ka pësuar një tjetër dëmtim dhe do i duhet të ndalet sërish në infermieri. Gjatë seancës ai ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe është detyruar ta ndërpresë stërvitjen.
Kapiteni është jashtë skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Dynamo Kiyv dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në fundjavë ndaj Torinos në ndeshjen e javës së 10 të Serie A.
Chiellini ka luajtur vetëm në katër ndeshje këtë sezon me “Zonjën” dhe grumbullon një total prej vetëm 281 minutash në fushë.
Sorry, the comment form is closed at this time.