Nora Gjakova, medaljen e bronztë në xhudo, mposht serben Perishiç

Përfaqësuesja e Kosovës, Nora Gjakova ka arritur një prej sukseseve më të mëdha në karrierë duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Në Botërorin 2021 që po mbahet në Budapest, Nora garoi në kategorinë deri 57 kilogramë dhe ka pasur një ditë të madhe.

Për të është medalja e parë në kampionate botërore dhe për medaljen e bronztë, xhudistja 28-vjeçare mposhti serben Marica Perishiq.

Nora e nisi ditën me fitoren ndaj polakes Julia Koëalczyk, ndërsa më pas mposhti holandezen Sanne Verhagen dhe rusen Anastasiia Konkina.

Një moment pakujdesie i kushtoi në gjysmëfinale ndaj kanadezes Jessica Klimkait, e dyta në listën botërore.

Nora Gjakova ka kohë që paraqitet në nivelin më të lartë botëror, ku aktualisht është e katërta në listën botërore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.