Në grup me Kosovën në Botërorin 2022, reagon Spanja: Nuk e njohim ende si shtet, por do të luajmë sipas FIFA-s

Spanja nuk dëshiron ta mirëpresë Kosovën në fushë të gjelbërt, pasi nuk e njeh si shtet të pavarur.

Për përcaktimin e vendit se ku do të luhen dy ndeshjet e saj kundër Kosovës, Spanja do të diskutojë me FIFA-n.

Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez Laya.

“Këtu luajmë me rregullat e FIFA-s. Natyrisht, Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por kjo nuk nënkupton që Spanja nuk merr pjesë në një garë ku merr pjesë edhe Kosova”, – tha Gonzalez Laya.

“Këto janë rregullat e tyre, jo të ligjit ndërkombëtar për njohjen e shteteve. Prandaj në FIFA ka garues si Ishujt Faroe, Uellsi, Skocia, Irlanda Veriore dhe Gjibraltari, të cilat s’janë shtete”, – vijoi ajo teksa mëshoi se për caktimin e vendit për zhvillimin e ndeshjeve me Kosovën, Spanja do të diskutojë me organin qeverisës së futbollit botëror.

Kosova do të luajë në grupin B bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë por tri prej tyre s’e njohin pavarësinë e saj.

Spanja s’e njeh Kosovën për shkak të rajonit të saj verilindor, Katalonja, e cila votoi unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u ndarë nga Spanja.

*Rregullorja e komitetit ekzekutiv të UEFA-s, në lidhje me çështje n e Kosovës thotë: Kombëtaret apo ekipet të cilat nuk mund të jenë mirëpritëse të klubeve nga Kosova apo ekipit kombëtar të saj në territorin e vet, mund të bëjnë kërkesë për t’i organizuar ndeshjet e tyre si vendas në një terren neutral. Megjithatë, ato janë të detyruara të pranojnë t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre si mysafirë në Kosovë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.