Ndodh në Serinë A/ Shënon gol me shishen e ujit në dorë

Ndeshja midis Xhenoas dhe Veronës ishte një çmenduri e vërtetë duke përfunduar në barazim 3-3.

Por një epsiod i ndodhur në fushë ka “vjedhur” të gjithë vëmendjen.

Protagonist u bë sulmuesi Matia Destro, ish-sulmues i Milanit dhe Romes, i cili shënoi golin e tretë për Xhenoan në minutën e 85-të të takimit.

Sulmuesi italian shikohet teksa mban një shishe uji në dorë dhe driblon kundërshtarin, për të mposhtur më pas portierin me një parabolë të bukur brenda zonës.

Pamjet janë bërë virale duke lënë të habitur shumë ndjekës të futbollit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.