Ndeshje pa gola, Spanja e pafuqishme përballë suedezëve

Ka përfunduar pa gola ndeshja Spanjë – Suedi për Grupin E të “Euro 2020”. Ndoshta edhe spanjollët nuk duan ta besojnë, por futbolli prandaj është i bukur se ka edhe të papritura dhe supriza. Ndërsa suedezët arritën të marrin një pikë të vyer përballë kundërshtarit më të fortë në grup.

Spanjollët kanë qenë ata që kanë dominuar gjatë 45 minutave të para, duke kërkuar me ngulm edhe golin, por pa sukses.
Ata kanë mundur të rrezikojnë disa herë portën e suedezëve, ku meritë ka patur edhe portieri i cili ka bërë edhe pritje decizive duke mos lejuar prekjen e rrjetës.
Por edhe suedezët nga ana e tyrë janë munduar që të rrezikojnë me kundërsulme, të cilën ata e kanë edhe armën më të fortë. Dhe ka qenë minuta e 40 kur suedezët nëpërmjet një kundërsulmi rrezikuan portën spanjolle dhe ishte vetëm shtylla ajo që i shpëtoi.
Me fillimin e pjesës së dytë dukej se spanjollët do të arrinin tek goli, pas atyre përpjekjeve të shumta që u panë gjatë 45 minutave të para. Por sa më shumë kalonin minutat aq më shumë filluan të zbeheshin edhe shpresat e spanjollëve për të shënuar. Nga ana e tyre suedezët u mundua që të qetësonin lojën dhe të rrezikonin me kundërsulme. Dhe taktika e tyre fitoi, pasi edhe ata Spanjën e shohin si kundërshtarin kryesor dhe më të rrezikshëm dhe nja barazim do të ishte një rezultat pozitiv. Me këtë rezultat u mbyllën edhe ndeshjet për grupin E, ku në vend të parë është Sllovakia me tre pikë, në vend të dytë dhe të tretë Spanja dhe Suedia dhe në vend të fundit, atë të katërt është Polonia e cila u ndëshkua pasditen e sotme nga Sllovakia 2-1.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.