Ndarja nga jeta e Arben Fagut, Meta: Lamtumirë kampion
Presidenti i Republikës ka reaguar për ndarjen nga jeta të sportistit të shquar shqiptar, Arben Fagu.
Meta shprehet se ndarja nga jeta e Fagut është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për sportin shqiptar.
“Ndarja e parakohshme nga jeta e Profesor Arben Fagut është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për sportin shqiptar, veçanërisht për basketbollin, që i përkushtoi të gjitha energjitë e tij.
Lojtar virtuoz i “Dinamos”, “Partizanit” dhe i Ekipit Kombëtar, i dalluar për shpirtin e garës, forcën e karakterit dhe nivelin e lartë sportiv, Profesor Fagu spikati edhe si trajner i përkushtuar e pasionant, duke merituar vlerësimet dhe duartrokitjet e sportdashësve.
Të gjithë ne, të cilët e njohëm nga afër, humbëm një mik të sinqertë, ndërsa sporti një personalitet të pakrahasueshëm.
Ngushëllimet më të ndjera për familjen e dashur Fagu, kolegët dhe të gjithë nxënësit e tij.
Të prehet në paqen e merituar dhe kujtimi i tij të jetë gjithmonë i paharruar!
Lamtumirë Kampion!”, shkruan Meta.
Sorry, the comment form is closed at this time.