Ndahet parakohe nga jeta legjenda e basketbollit shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për sportin shqiptar. Është ndarë nga jeta ish-trajneri i ekipit të basketbollit të Partizanit, Arben Fagu.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” gazetari i njohur Ilir Kadia.

“Ja pse nuk e dua këtë kohë! Se po na i fsheh përjetë miq e shokë nga më të mirët! Se kemi frikë të hapim sytë mëngjeseve që të mos mësojmë se edhe një mik tjerër na la vetëm! Se një shok mbeti pa vëlla! Arben Fagu sot na la! Fluturoi kaltërsive!”, shkruan Kadia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.