Muller shpëton Gjermaninë, Holanda dhe Kroacia bëjnë detyrën

Gjermania e Hansi Flick nuk gabon. Edhe pse me vështirësi, panzerat morën fitoren e tretë radhazi nën drejtimin e trajnerit gjerman teksa mposhtën me përmbysje 2-1 Rumaninë në sfidën e luajtur në Hamburg.

Fillimisht ishte Hagi i cili bëri të heshtë stadiumin me një gol në minutën e 9’ dhe vendasve iu desh shumë punë për të përmbysur situatën. Gnabry barazoi sfidën në 52’ dhe vetëm në 81’, Thomas Muller i lënë i lirë pas një korneje, shënoi për golin e suksesit.

Me këtë fitore, Gjermania shkëputet me 18 pikë në renditje e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12 pikë dhe Armenia po 12 pikë.

Fqinjët e Maqedonisë dominuan 4-0 Liechtenstein në transfertë me 2 lojtarë shqiptarë në formacion, ku Alioski arriti të gjente edhe rrjetën. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Islanda mori një barazim 1-1 ndaj Armenisë.

Në Grupin G, Holanda nuk e pati të lehtë të fitonte një ndeshje ndaj modestëve të Letonisë në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 1-0. Goli u shënua nga Klassen në 19’ dhe me këtë sukses, tulipanët e Van Gaal marrin kryesimin e grupit falë edhe barazimit 1-1 mes Turqisë dhe Norvegjisë.

Grupi H vijon të jetë shumë i hapur pasi Kroacia fitoi 3-0 në fushën e Qipros duke ruajtur kryesimin me 16 pikë po aq sa Rusia që mundi 1-0 Sllovakinë. Ndërkohë që Slovenia ruan shpresat me fitoren e thellë 4-0 në transfertë me Maltën.

Në Grupin E, Belgjika nuk e diskuton vendin e pare edhe pse nuk luan dhe gjithçka luhet për vendin e dytë, ku Çekia barazoi 2-2 me Uellsin dhe ndajnë vendin e dytë e të tretë me 8 pikë.

Qipro-Kroaci 0-3

Estoni-Bjellorusi 2-0

Gjermani-Rumani 2-1

Gjibraltar-Mali i Zi 0-3

Islandë-Armeni 1- 1

Letoni-Holandë 0-1

Lihtenshtajn-Maqedonia e Veriut 0-4

Maltë-Slloveni 0-4

Republika Çeke – Uells 2-2

Rusi-Sllovaki 1-0

Turqi-Norvegji 1-1

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.