Müller: Më dhemb për vdekje që nuk shënova ndaj Anglisë

Thomas Müller kërkon falje në rrjetet sociale pas gabimit që bëri në ndeshjen me Anglinë.

Futbollisti gjerman pati shansin e artë për të shënuar golin e 1-1, që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit, por gaboi në mënyrë të pabesueshme dhe menjëherë më pas erdhi dhe dyfishimi anglez për rezultatin përfundimtar 2-0, që eliminoi Gjermaninë nga Europiani.

Një episod për të cilin Müller reagon një ditë më pas, teksa shkruan në profilin e tij në Instagram.

“Ja ku është, momenti që do ta kujtoj deri në fund, që më bëri të mos fle këtë natë. Një moment për të cilin punon, stërvitesh dhe jeton si futbollist. Ai moment, kur ke në dorë detyrën për të çuar skuadrën tënde në barazim në një ndeshje me eliminim të drejtpërdrejtë dhe ke mundësinë për të çuar në ekstazë një komb të tërë. Të kesh këtë mundësi dhe ta lësh të të shpëtojë është diçka që më dhemb për vdekje.

Më dhemb për gjithë skuadrën e Gjermanisë, për shokët e mi dhe trajnerin tim, që më dhanë sigurinë të jem në atë moment. Por, mbi të gjitha, më dhemb për të gjithë tifozët e Gjermanisë, që na qëndruan pranë dhe na mbështetën gjatë këtij Europiani. Faleminderit për mbështetjen tuaj!”, shkruan Müller.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.