Mourinho shfaqet tek klubi i Romës me veshjen e pazakontë

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit në Trigoria me një veshje të pazakontë dhe shkak për këtë është bërë vizita e delegacionit të Uzbekistanit në klubin nga Roma.

Vizita e delegacionit ishte planifikuar prej disa kohësh për shkak të futbollistit të Uzbekistanit, Eldor Shomurodov, i cili këtë verë u transferua në Romë nga Genova dhe Mourinho në shenjë respekti u vesh me këtë veshje të veçantë.

“Special One” kishte veshur “Chopon”, një kostum tradicional uzbek, dhe është një këmishë me prerje të drejtë që zbret deri në gjunjë dhe lidhet me një hark, dhe mbante “Tubeteiku”, që është një lloj kapele orientale.

Me atë rast, Mou ka marrë dhuratë edhe thikën tradicionale uzbeke “Pichok”, një dhuratë shumë e njohur, sidomos tek meshkujt, e bërë nga mjeshtrit më të mirë në Uzbekistan.

“Eldor është një lojtar modest dhe një shembull për sportistët tanë të rinj. Transferimi i tij në një nga klubet më të mira italiane është një dhuratë e madhe për tifozët dhe për popullin uzbek në prag të 30-vjetorit të lindjes së Republikës,” tha ambasadori i tyre në një intervistë për “Corriere dello Sport”.

Shomurodov ka luajtur 19 ndeshje për Romën në të gjitha kompeticionit këtë sezon dhe ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.