Mourinho për transferimin tek Roma: Di çdo detaj për ekipin

Mourinho po përgatitet për sezonin e ri për të drejtuar ekipin italian të Romës, ndërkohë që këtë sezon e mbylli me shkarkimin nga Totenham.

Në një intervistë, Mourinho ka deklaruar se kur merr vendime ka të gjitha informacionet e duhura, dhe për Romën di çdo detaj. Ai thotë se presioni nuk duhet t’i prekë, por duhet përqëndrim tashmë. Me mbylljen e sezonit, Mourinho do të zbarkojë në Itali për të marrë drejtimin e ekipit të Romës që drejtohet aktualisht nga një tjetër portugez, Fonseca i cili nuk arriti dot t’i sigurojë ekipit as një vend në kupat e europës.

“Kur marr vendime të rëndësishme, sigurohem që kam të gjitha informacionet që më duhen. Kjo është strategjia më e mirë, sepse është e pamundur të marrësh vendime pa i ditur të gjitha detajet dhe duke marrë kohë për t’i kuptuar ato. Le të mos lejojmë që presioni të na prekë. Ndikimi i jashtëm në atë që bëjmë nga brenda. Presionet janë gjithmonë të pranishme në futboll, ne përqendrohemi në bazat dhe përgatitjen tonë dhe mbajmë një ambient argëtues, por profesional dhe të përkushtuar”, tha Mourinho.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.