Monaco tenton transferimin e Marcelos

Marcelo mund të largohet në fund të këtij edicioni nga Real Madridi.

Mbrojtësi brazilian nuk është më në planet e Zinedine Zidanes dhe lidhët me një largim nga Los Blancos me të përfunduar ky edicion.

Por, sipas asaj që raporton AS, Monaco është duke tentuar transferimin e Marcelo qysh në këtë afat kalimtar të janarit.

Trajneri francez nuk ka besim më në mbrojtësi brazilian dhe është i gatshëm që të largojë atë, mirëpo vetëm në verë.

Skuadra nga Ligue 1 duhet të pres që të përfundojë ky edicion dhe të tentojë për transferimin e tij.

Marcelo ka aktualisht edhe 18 muaj kontratë me Real Madridi dhe duket se koha e tij në Madridi ka përfunduar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.