Milan/ Operohet Tomori, ja kur pritet rikthimi

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori është operuar pas dëmtimit që mori në ndeshjen kundër Genoas në Kupën e Italisë.

Një dëmtim ky që vjen menjëherë pasi lojtari u rikthye ne fushë pasi kaloi Covid-19, dhe kjo sigurisht ishte një lajm i keq për kuqezinjtë.

Qendërmbrojtësi anglez ka kryer një operim në menisk dhe tanimë është mësuar edhe koha se për sa do të rikthehet në fushë.

Nëpërmjet një komunikimi që bëri klubi i Milanit është treguar edhe koha e rikuperimit të lojtarit, ku pas një muaji Tomori do të kthehet të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.

“ Milan mund të konfirmojë se Fikayo Tomori iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij të majtë për të riparuar dëmtimin e meniskut medial që ndodhi në ndeshjen ndaj Genoas. Operacioni i kryer në klinikën La Madonnina shkoi me sukses. Ai u krye nga DR. Roberto Pozzoni me ndihmën e ekipit CTS në Galeazzi në prani të menaxherit shendëtësor të klubit Stefano Mazzoni. Fikayo është mirë dhe do të nisë menjëherë rehabilitimin. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë 30 ditë”, ka shkruar Milan.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.