“Messi vodhi Topin e Artë”/ Cristiano Ronaldo e pranon hapur
Cristiano Ronaldo ka mbështetur publikisht pretendimet nga një faqe tifozësh se Lionel Messi i vodhi Topin e Artë atij dhe Robert Lewandowskit. Ylli i PSG-së, Messi fitoi Topin e Artë të shtatë të hënën mbrëma duke mposhtur sulmuesin e Bayern Munichut, Lewandowskin me 33 vota.
Ronaldo, pesë herë fitues i Topit Të Artë, përfundoi i gjashti dhe ishte 435 vota larg Messit, megjithatë sulmuesi i Manchester United ka përbuzur fitoren e rivalit të tij argjentinas, duke komentuar në një postim të tifozëve që pretendojnë pse kapiteni portugez e meritonte më shumë.
Në postim shkruhej: “Kush e pa, e pa. Kushdo që është mjaftueshëm i zgjuar e di se cilët janë ata që e meritojnë. Marrja e çmimeve pa i merituar është lumturi e rreme, pa krenari”.
Ronaldo ka komentuar me llogarinë e tij, ku shkruan “fakte”.

Sorry, the comment form is closed at this time.