Messi te PSG-ja? Babai i tij tregon të vërtetën për këtë marrëveshje
Babai i Lionel Messit, njëkohësisht agjenti i tij, Jorge Messi ka mohuar raportimet se ka udhëtuar në Barcelonë për të diskutuar transferimin e djalit të tij te PSG-ja. “El Chiringuto” raportoi se aeroplani privat i Jorges ishte në Barcelonë javën e kaluar që të bënte një takim mes klubit katalanas dhe gjigantit francez.
Megjithatë, Jorge, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se është lajm i pavërtetë. “Gënjeshtër. Kam qenë në Argjentinë që nga shtatori”, shkroi ai. Kujtojmë që Messit i skadon kontrata në verë dhe është i lirë që në janar të nënshkruajë kontratë paraprake me ndonjë skuadër tjetër. Dy favoritët që të nënshkruajnë më të janë Manchester City dhe PSG.
Sorry, the comment form is closed at this time.