“Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”

Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera ka ndarë mendimin e tij për lojën e Lionel Messit për klubin parisien.

Herrera i tha “AS” se të gjithë duan që Messi të shënojë 50 gola në një sezon dhe kur ai nuk shënon, njerëzit fillojnë ta kritikojnë. Duhet mbajtur mend se Messi vendosi një rekord të ri në kampionatin francez, duke goditur shtyllën dhjetë herë në një sezon. Nëse do t’i kishte shënuar ato dhjetë gola, atëherë mund të thuhet se sulmuesi ka pasur një sezon shumë të mirë në Ligue 1.

34-vjeçari argjentinas, Lionel Messi, sezonin e kaluar luajti 34 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 15 asistime.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.