Merkato “zien”, Dybala dhe Pogba stërviten së bashku

2 nga emrat më të përmendur të kësaj merkatoje vere janë ata të Paulo Dybala dhe Paul Pogba.Dybala la përfundimisht Juventusin pas disa vitesh në Torino dhe me gjasë, do firmosë me Interin. Mesfushori Pogba gjithashtu, u “divorcua” me Manchester United dhe thuhet se do rikthehet te Juventus.

Edhe pse do jenë rival në fushën e lojës, të dy janë miq jashtë saj. Së fundmi, në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi të tyre, ku duket që po kryejnë një seancë stërvitore së bashku.  Sa i përket të ardhmes, na duhet vetëm pak durim…

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.