Menaxheri i Florian Markut: Nuk do ketë një tjetër sfidë, të gjithë e dinë kush fitoi
Boksieri shqiptar, Florian Marku ishte i angazhuar mbrëmjen e djeshme në një sfidë ndaj Xhemi Stjuart. Marku u shfaq më superior në ring dhe kishte iniciativën, mirëpo në fund fare, juria vendosi se takimi duhej të përfundonte në barazim dhe të mos kishte fitues. Një vendim që për atë çka tregoi në ring, i rrinte ngusht Florian Markut.

Madje, boksieri reagoi duke theksuar se vendimi nuk ishte aspak i drejtë. Në këtë formë, pritej që të kishte një tjetër ndeshje mes boksierëve për të ndarë përfundimisht më të mirin. Por, këtë e ka mohuar menaxheri i Markut, Sem Xhons, i cili shprehet në Twitter se të gjithë e panë se kush fitoi.
“Xhemi Stjuart ka një histori të pabesueshme dhe ia ka dalë të rikthehet nga fundi. Burg dhe varësi, për këtë jam i lumtur dhe i uroj gjithë më të mirat në të ardhmen. Por, nuk do të ketë asnjë tjetër ndeshje mes boksierëve, nuk ka aspak nevojë pasi të gjithë e dinë se kush fitoi”, mbyllej reagimi i menaxherit
Sorry, the comment form is closed at this time.