Mediat në Itali: Inter i ofron kontratë 4-vjeçare zëvendësuesit të Handanoviç

37 vitet mbi supet e Samir Handanovic po shtyjnë ekipin zikaltër të kërkojë një zevendësues për të pasur më shumë siguri në portë.

Drejtuesit e ekipit prej kohësh janë vënë në ndjekje të Andre Onanës, portierit të Ajaksit, që monitorohet nga Marota që prej merkatos së verës.

Kamerunasi, i cili nuk kishte luajtur prej 9 muajsh për shkak të pezullimit për thyerje disipline në Holandë, ka një kontratë që skadon në qershor 2022 dhe që në janar mund të nisë bisedimet për të gjetur një klub të ri.

Sipas “Tuttosport”, e ardhmja e 25-vjeçarit nuk është më enigmë dhe është pikërisht Interi klubi i ardhshëm i karrierës së tij. Zikaltërit dhe portieri kamerunas raportohet se kanë arritur mes tyre një akord verbal, për një kontratë 4- vjeçare. Po sipas gazetës sportive italiane Onana do të përfitojë nga ekipi milanez 3 milionë euro në sezon.

Përveç moshës e paraqitjeve të mira me fanellën e holandezëve dhe kombëtares, në favor të Inter është edhe afrimi i tij me parametër zero, një nga “specialitetet” e Marotës.

Drejtori i Përgjithshëm i Inter nuk ka hequr dorë ende nga ideja për ta sjellë në janar Andre Onana, gjithmonë pa shpenzuar.

Për trasferimin pa shpenzime të portierit mund të përfshihet në bisedime Kristian Eriksen.

Me zbardhjen e vendimit të mjekëve për mesfshorin, danezi do të mund të rikthehej tek Ajaksi ku nuk përbën problem defibrilatori në zemër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.