Mbyllet pjesa e parë pa gola Spanjë-Suedi, dominuan spanjollët

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Spanjë – Suedi për Grupin E të “Euro 2020”. Spanjollët kanë qenë ata që kanë dominuar gjatë 45 minutave të para, duke kërkuar me ngulm edhe golin, por pa sukses.
Ata kanë mundur të rrezikojnë disa herë portën e suedezëve, ku meritë ka patur edhe portieri i cili ka bërë edhe pritje decizive duke mos lejuar prekjen e rrjetës.
Por edhe suedezët nga ana e tyrë janë munduar që të rrezikojnë me kundërsulme, të cilën ata e kanë edhe armën më të fortë. Dhe ka qenë minuta e 40 kur suedezët nëpërmjet një kundërsulmi rrezikuan portën spanjolle dhe ishte vetëm shtylla ajo që i shpëtoi. Pjesa e dytë pritet të ketë emocione dhe padyshim edhe gola.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.