Mbyllet pjesa e parë Kosovë 0-1 Spanjë, Dardanët një paraqitje dinjitoze

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Spanjës në disavantazh prej 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Dardanët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Milot Rashicën, Vedat Muriqin dhe Elbasan Rashanin.

Goditja e këtij të fundit shkoi pak centimetra jashtë portës.

Spanja u lëshua në lojë, kur rrezikoi me Alvaro Moratan dhe Ferran Torres, por nuk erdhën tek goli.

Zhvillohej minuta e 32-të, kur Spanja shënon në rastin e parë serioz. Pablo Fornals gjen rrjetën për 1-0, pas një pasimi të Moratas.

Spanja kishte rast me Moratan edhe një herë, por jashtë.

Kosova e mbylli në sulm me një goditje të mirë të Rashicës, por Unai Simon ishte në vend.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.