Mbyllet pjesa e parë, Italia kryeson 2-1 ndaj Belgjikës

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Belgjikë -Itali, e vlefshme për çerekfinalen e “Euro 2020”, ku italianët ishin më superiorë se belgët.

Italia i ka shënuar dy herë Belgjikës në ndeshjen që po zhvillohet në “Allianz Arena”.

Nicolo Barella i Interit ka shënuar një gol të bukur në minutën e 31-të, dhe ka kaluar në epërsi Italinë. Edhe pas shënimit të golit italianët nuk i kanë ndalur përpjekjet për të shënuar përsëri në portën kundërshtare. Dhe mundimi i “azurrëve” u shpërblye me një gol në miniutën e 44 është Insigne që me një gjuajtje të shkëlqyer dyfishon rezultatin.

Ndërsa dukej se gjithshka kishte përfunduar belgët fitojnë një penallti të cilën e realizon me sukses Lukaku. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë, e cila pritet të shoqërohet nga një pjesë e dytë edhe më e zjarrtë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.