Mbyllet pjesa e parë, Hollandë – Austri, “tulipanët” ruajnë avantazhin

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Hollandë – Austri, e vlefshme për Grupin C në “Euro 2020”. Hollandezët e kanë kërkuar më me ngulm golin, i cili ka ardhur vetëm në minutën e 11.
Kapiteni i Austrisë, Alaba, shkaktoi një penallti të panevojshme ndaj Dumfries në hyrje të zonës dhe pas shqyrtimit të VAR, arbitri vendosi për penallti.

Memphis Depay, sulmuesi i ardhshëm i Barcelonës, e mori përsipër dhe nuk gaboi, duke kaluar “tulipanët” në avantazh në minutën e 11.
Pas këtij goli u priste një reagim nga ana e austriakëve, por të cilët nuk kanë mundur të organizohen. Nga ana e tyre holandezët kanë arritur të jenë më të rrezikshëm në zonën austriake ku dhe nuk kanë munguar rastet për shënim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.