Mbyllet me rrjeta të paprekura pjesa e parë Itali-Spanjë

Italia dhe Spanja kanë mbyllur pjesën e parë, në kuadër të gjysmëfinales në “Euro 2020”.

Edhe pse të dy skuadrat provuan shumë, rrjetat mbetën të paprekura.

Italianët llogariteshin si pak më favorit, por në këtë pjesë lojë spanjollët ishin më të rrezikshëm.

Italia rrezikoi një herë me Ciro Immobilen që pasoi te Nicolo Barella, por ky u vonua të gjuajë edhe pse porta ishte e zbrazët pa portierin.

Rastin më të mirë për Spanjën e kishte Dani Olmo në minutën e 25-të, por Gio Donnarumma bëri një pritje të madhe.

Për Italinë rastin më të mirë e kishte Emerson, ku goditja e tij u ndal nga shtylla.

Pjesa e dytë premton më shumë, pasi kërkohet një vend në finale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.