Manchester City zbulon statujën e Agueros

Manchester City ka zbuluar një statujë të futbollistit legjendar argjentinas Sergio Aguero.

Statuja u zbulua para stadiumit Etihad në dhjetëvjetorin e fitimit të titullit të parë anglez dhe përjetësoi momentin “93:20”, kohën e ndeshjes kur Aguero shënoi kundër QPR golin e titullit.

Me këtë statujë, Man City kompletoi “trinitetin” pasi statujat e Vincent Kompany dhe David Silva ishin vendosur më parë përpara stadiumit.

Në këtë mënyrë ‘qytetarët’ duan të shënojnë epokën që përcaktoi klubin.

Statuja e Agueros ndodhet në anën lindore të Etihadit dhe është bërë nga skulptori fitues i çmimeve Andy Scott duke përdorur mijëra copa të salduara prej çeliku të galvanizuar. Gjatë natës, statuja do të ndriçohet me dritë blu.

Kështu Aguero u nderua dhe falënderua për kontributin e tij në klub dhe rolin e tij kyç në një nga momentet më të mëdha në historinë e sportit për të cilin tifozët e qytetarëve do ta kujtojnë përgjithmonë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.